KJO ËSHTË JETA!
1. Çfarë do të thotë të shpëtohesh?
Efesianëve 2:4-10 “Por për shkak të dashurisë së Tij të madhe për ne, Perëndia, i cili është i pasur në
mëshirë, NA BËRI TË GJALLË me Krishtin edhe kur ne ishin të vdekur në shkelje -- është nëpërmjet hirit që ju jeni
SHPËTUAR. Dhe Perëndia na ngriti me Krishtin dhe na uli me Të në mbretëritë qiellore në Krishtin Jezus, me qëllim që
në epokat e ardhshme Ai të tregonte pasuritë e pakrahasueshme të hirit të Tij, të shprehura në dashamirësinë e Tij
ndaj nesh në Krishtin Jezus. Sepse është nëpërmjet HIRIT që ju jeni shpëtuar, me anën e BESIMIT -- dhe kjo jo nga
vetja juaj, ajo është dhuratë e Perëndisë -- jo nëpërmjet veprave, në mënyrë që asnjë të mos mburret. Sepse ne jemi
kryevepra e Perëndisë, TË KRIJUAR në Krishtin Jezus PËR TË BËRË VEPRA TË MIRA, të cilat Perëndia i përgatiti që
më parë për t’i bërë ne.” (Versioni i Ri Ndërkombëtar)
Shpëtuar -- ka të bëjë me shpëtimin. Njeriu ndodhet në një rrugë me një kah drejt shkatërrimit dhe vdekjes për
shkak të mëkatit. “Sepse të gjithë kanë mëkatuar dhe janë privuar nga lavdia e Perëndisë” dhe “Paga e mëkatit është
vdekja,” POR “…Perëndia ju deshi JU kaq shumë, sa që Ai dha birin e Tij të vetëm… që, në qoftë se JU besoni në Të,
të keni jetë të amëshuar.”
Jetë e amëshuar -- është jeta e Perëndisë në ne. Ajo është jetë reale. Ai NA BËRI NE TË GJALLË; Ai vuri jetën e Tij
në ne. Kjo jetë është më e madhe se ajo që ne kemi njohur më parë dhe zgjat përgjithmonë. Ne do të jetojmë me Të
në qiell përgjithmonë.
Hir -- është favori i pamerituar. Ne nuk meritojmë shpëtim. Ne nuk e meritojmë Krishtin duke vdekur në vendin tonë.
Ne meritojmë ndëshkim. Por Perëndia, për shkak të dashurisë së Tij, na dha NJË RAST TJETËR.
Besim -- do të thotë më shumë se të pranoni diçka që ekziston. Ajo do të thotë të vini besimin tuaj në diçka. (Të
thënit se një karrike do t’ju mbajë ju, është një gjë; të ulurit në të është diçka tjetër.)
Të krijuar për të bërë vepra të mira -- krishterimi është më shumë se fjalë. Ai është të jetuar. Perëndia nuk dëshiron
që ne vetëm të themi një lutje dhe të bëjmë lëvizjet e duhura. Ai dëshiron që ne të NDJEKIM JEZUSIN -- të jetojmë siç
bëri Ai; të bëjmë gjërat që do të bënte Ai.
Romakëve 8:29 “Sepse ata që Perëndia i paranjohu, Ai gjithashtu i paracaktoi për t’u përputhur me
ngjashmërinë e Birit të Tij, në mënyrë që Ai të ishte i parëlinduri midis shumë vëllezërve.”
Paracaktuar thjesht do të thotë se Perëndia kishte një plan në mendje para se Ai të fillonte krijimin e Tij. Plani i Tij
ishte që “…të gjithë të shpëtoheshin dhe të vinin te njohja e së vërtetës.”
AJO QË PERËNDIA DËSHIRON MË SHUMË NGA TË GJITHA ËSHTË QË NE TË VAREMI PLOTËSISHT NË TË
DHE JO NË VETEN TONË.
2. Çfarë do të thotë të LINDËSH PËRSËRI (Gjoni 3:3-5)? Ajo do të thotë që ju lindeni shpirtërisht; ju jeni një
FËMIJË I PERËNDISË (Gjoni 1:12); ju jeni një KRIJIM I RI.
2 Korintasve 5:17 “Për këtë arsye, në qoftë se dikush është në Krishtin, ai është një krijim i ri; e vjetra ka
shkuar, e reja ka ardhur!”
Ju mund të mos ndiheni gjithmonë si një person i ri; ju mund të mos ndiheni i shpëtuar, por Fjala e Perëndisë thotë
se ju jeni i tillë, sepse ju e keni vënë besimin tuaj në Të. Shpëtimi nuk bazohet në atë se si ju ndiheni ose çfarë
mendoni, por në atë që thotë Perëndia. Faktet janë në Fjalën e Perëndisë -- Ju jeni një krijim i ri. Vëreni besimin tuaj
në faktet. Ndjenjat do të vijnë e do të shkojnë.
3. Si një person i ri, ju duhet të RRITENI -- duke u ushqyer me Fjalën e Perëndisë, Biblën.
1 e Pjetrit 2:2 “Si fëmijë të porsalindur, dëshironi qumështin e sinqertë të Fjalës, në mënyrë që ju të rriteni nga
ajo.” (VMJ)
2 Timoteut 3:16 “I gjithë Shkrimi është i frymuar nga Perëndia dhe është i dobishëm për mësim, qortim, ndreqje
dhe përgatitje në drejtësinë, në mënyrë që njeriu i Perëndisë të jetë plotësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.”
Jakobi 1:22-25 “Jo vetëm ta dëgjoni Fjalën, dhe kështu të mashtroni veten. Bëni atë që ajo thotë. Cilido që
dëgjon Fjalën por nuk bën atë që ajo thotë, është si njeriu që shikon fytyrën e tij në një pasqyrë dhe, pasi ka parë
veten, largohet dhe harron menjëherë se si dukej. Por njeriu që shikon ngultas në ligjin e përsosur që jep liri, dhe
vazhdon ta bëjë këtë, duke mos harruar atë që ai ka dëgjuar, por duke e bërë atë -- ai do të bekohet në atë që ai bën.”
4. Mëkati nuk mund t’ju kontrollojë më ju.
Romakëve 6:11-14 “Në të njëjtën mënyrë, llogariteni veten të vdekur ndaj mëkatit por të gjallë ndaj Perëndisë
në Krishtin Jezus. Për këtë arsye, mos e lejoni mëkatin të mbretërojë në trupin tuaj të vdekshëm në mënyrë që ju t’u
bindeni dëshirave të liga të tij … Sepse mëkati nuk do të jetë zotëria juaj, sepse ju nuk jeni nën ligjin, por nën hirin.”
Njeriu nuk u krijua për të mëkatuar. Perëndia do të japë forcë për t’i qëndruar tundimit.
1 Korintasve 10:13 “Asnjë tundim nuk ju ka mbërthyer ju përveç asaj që është e zakonshme për njeriun. Dhe
Perëndia është besnik; Ai nuk do t’ju lerë të tundoheni përtej asaj që ju mund të mbani. Por kur ju tundoheni, Ai
gjithashtu do të sigurojë një rrugëdalje në mënyrë që ju të ngriheni nën të.”
5. Fatkeqsisht, për shkak të natyrës tonë të rënë, ne biem herëpas-here viktimë ndaj mëkatit, por
Perëndia ka siguruar falje për të gjitha dështimet tona.
1 e Gjonit 1:8-2:1 “Në qoftë se ne shpallim se jemi pa mëkat, ne mashtrojmë veten tonë dhe e vërteta nuk
është në ne. Në qoftë se ne rrëfejmë mëkatet tona, Ai është besnik dhe i drejtë dhe do të na i falë neve mëkatet tona
dhe do të na pastrojë nga e gjithë padrejtësia. Në qoftë se ne shpallim se nuk kemi mëkatuar, ne e nxjerrim Atë të jetë
gënjeshtar dhe Fjala e Tij nuk ka vend në jetën tonë. Fëmijët e mi të dashur, unë po jua shkruaj këtë që ju të mos
mëkatoni. Por në qoftë se ndonjëri mëkaton, ne kemi një person që i flet Atit në mbrojtjen tonë -- Jezus Krishtin, Të
Drejtin.”
Ju nuk mund ta shpëtonit veten tuaj. Kjo është arsyeja përse ju kishit nevojë për një shpëtimtar. As nuk mundeni ju
ta mbani veten tuaj të pastër. Vetëm bëni më të mirën tuaj dhe besojini Jezusit që t’ju ndihmojë të mos mëkatoni dhe
që t’ju flasë e t’ju pastrojë kur ju dështoni.
6. Ju nuk duhet të përpiqeni ta përdorni hirin e Perëndisë ose të supozoni se ju mundeni të mëkatoni
lirisht e qëllimisht.
1 e Gjonit 2:3-4 “Ne e dimë se kemi arritur ta njohim Atë në qoftë se ne u bindemi urdhërimeve të Tij. Njeriu që
thotë, ‘Unë e njoh Atë,’ por nuk bën atë që thotë Ai, ai është një gënjeshtar, dhe e vërteta nuk është në të.”
Hebrejve 10:26-27 “Në qoftë se ne vazhdojmë të mëkatojmë me paramendim pasi kemi marrë njohjen e së
vërtetës, nuk ka mbetur asnjë flijim për mëkatet, por vetëm një pritje e frikshme e gjykimit dhe e zjarrit të tërbuar që do
t’i përpijë armiqtë e Perëndisë.”