Jeta juaj e re
nga L. Jeter Walker

Së pari, le të bisedojmë

Një fjalë nga autori i udhëzuesit tuaj studimor

 Kur ju i kërkuat Jezus Krishtit të ishte Shpëtimtari juaj, një ngjarje e mrekullueshme ndodhi. Ju u sollët nga
errë-sira në dritë. Mëkatet tuaja u falën dhe ju u lindët në familjen e Perëndisë. Ju morët një jetë të re. Ky libër
flet për atë jetë të re që ju keni tani për shkak të asaj që Jezusi bëri për ju.
 Jeta juaj e re është një dhuratë drejtpërdrejt nga Ati juaj qiellor. Ajo do të zgjasë përgjithmonë! Por
megjithëse ajo vjen nga Perëndia në qiell, ju filloni ta jetoni atë tani në tokë. Ditë pas dite ju do të ndryshoheni
nga fuqia e Perëndisë deri sa të bëheni më shumë si Ai. Dëshirat dhe zakonet tuaja të vjetra do të zhduken
ndërsa ju i bindeni Atij. Modele të reja, të bukura, do të formohen.
 Por si ndodh e gjitha kjo? Çfarë mund të prisni ju tani që i përkisni Perëndisë? Çfarë ndyshimesh do të
ketë? Si dëshiron Ati juaj qiellor që të jetoni ju? Si ju tregon Ai juve atë që Ai dëshiron të bëni ju? Çfarë lloj
ndihme ju jep Ai juve?

Këto janë disa prej pyetjeve që ky kurs u shkrua për t’u dhënë përgjigje. Ju do të zbuloni të vërteta të rëndësi-
shme rreth jetës që Perëndia ju ka dhënë juve. Ju do të merrni përfitime ndërsa e studioni atë, qoftë vetë apo
në një grup. Një metodë moderne e mësimdhëies ju ndihmon që t’i mësoni parimet më lehtë dhe t’i vini ato
në praktikë menjëherë.
Udhëzuesi juaj studimor
 Jeta juaj e re është një libër pune me përmasa xhepi që mund ta merrni me vete dhe ta studioni sa herë që
keni njëfarë kohe të lirë. Përpiquni të caktoni njëfarë kohe çdo ditë për ta studiuar atë.
 Ju do të vini re se në fillim të çdo mësimi jepen objektiva. Fjala objektiv në këtë libër përdoret për t’ju
ndihmuar të dini se çfarë të prisni nga studimi juaj. Objektivi është diçka si synimi ose qëllimi. Ju do të studi-
oni më mirë në qoftë se mbani parasysh objektivat tuaja.
 Kujdesuni të studioni me kujdes dy faqet e para të çdo mësimi. Kjo e përgatit mendjen tuaj për atë që vijon.
Pas-taj studioni mësimin, pjesë pas pjese, dhe ndiqni udhëzi-met nën titullin Për ta bërë ju. Në qoftë se në
udhëzuesin studimor nuk ka mjaft vend për të shkruar përgjigjet tuaja ndaj pyetjeve studimore, shkruajini ato
në një fletore shënimesh në mënyrë që t’u referoheni atyre përsëri kur të rishikoni mësimin. Në qoftë se po e
studioni këtë kurs me një grup, ndiqni udhëzimet e udhëheqësit të grupit tuaj.
Si t’u përgjigjeni pyetjeve studimore
 Në këtë udhëzues studimor ka lloje të ndryshme pye-tjesh studimore. Më poshtë gjenden shembuj të disa
tipave dhe si t’u përgjigjeni atyre.

Pyetja ose çështja ME ZGJEDHJE TË SHUMË-FISHTË ju kërkon të zgjidhni një përgjigje nga ato që jepen.
Shembull pyetjeje me Zgjedhje të Shumëfishtë
Java ka gjithsej
a) 10 ditë.
b) 7 ditë.
c) 5 ditë.
 Përgjigjja e saktë është b) 7 ditë. Në udhëzuesin tuaj studimor, bëni një rreth përqark b) siç tregohet këtu:
Java ka gjithsej
a) 10 ditë.
b) 7 ditë.
c) 5 ditë.
 (Për disa çështje me zgjedhje të shumëfishtë, më shu-më se një përgjigje mund të jenë të sakta. Në atë
rast ju do të rrethonit shkronjën para secilës përgjigjeje të saktë.)
 Pyetja ose çështja E VËRTETË-E RREME ju kërkon të zgjidhni se cilat prej disa thënieve janë TË VËRTETA.
Shembull pyetjeje E vërtetë-E rreme
Cilat thënie më poshtë janë TË VËRTETA?
a        Bibla ka gjithsej 120 libra.
b        Bibla është mesazhi për besimtarët sot.
c        Të gjithë autorët e Biblës shkruan në gjuhën heb-raike.
d        Fryma e Shenjtë frymëzoi shkrimtarët e Biblës.
 Thëniet b dhe d janë të vërteta. Ju do të bënit një rreth përqark këtyre dy shkronjave për të treguar zgjedhjet
tuaja, siç e shihni më sipër.

Pyetja ose çështja PËRSHTATËSE ju kërkon të për-shtatni gjëra që shkojnë bashkë, të tilla si emrat me për-
shkrimet ose librat e Biblës me autorët e tyre.

Shembull i një pyetjeje Përshtatëse

Shkruani numrin për emrin e udhëheqësit para secilës frazë që përshkruan diçka që bëri ai.
. . . . a        Mori Ligjin në Malin Sinai.                        1) Moisiu
. . . . b        Udhëhoqi izraelitët nëpër Jordan.        2) Joshua
. . . . c        Marshoi përreth Jerikosë.
. . . . d        Jetoi në oborrin e faraonit.

 Frazat a dhe d i referohen Moisiut, ndërsa frazat b dhe c i referohen Joshuas. Ju do të shkruanit 1 pranë a
dhe d, dhe 2 pranë b dhe c, siç e shihni më sipër.

Raporti juaj studentor

 Në qoftë se po studioni për të fituar një çertifikatë, ju do keni nevojë për Raportin studentor dhe Formularët e
përgjigjeve, të cilët ndodhen në fundin e librit. Në këtë kurs gjenden dy pjesë. Në Raportin studentor ka pyetje
për secilën pjesë. Ka gjithashtu një formular të përgjigjeve për secilën prej të dy pjesëve. Udhëzuesi juaj
studimor do t’ju tregojë se kur t’u përgjigjeni pyetjeve të pjesës dhe të plotësoni formularin e duhur të
përgjigjeve.
 Ndiqni udhëzimet e dhëna në raportin tuaj studentor për t’ia dërguar formularët e përgjigjeve zyrës së INK në
rajonin tuaj.  Adresa  duhet  të jetë e shtypur  në faqen  e të drejtës së autorit të udhëzuesit tuaj studimor. Në
qoftë se nuk është aty, dërgojini formularët e përgjigjeve në adresën e ICI (INK) Irving, Texas. Pasi ta keni
bërë këtë, ju do të merrni një çertifikatë të bukur, ose një vulë, në qoftë se e keni fituar tashmë çertifikatën
duke plotësuar një kurs tjetër në këtë njësi kursesh.
Për autorin
 Louise Jeter Walker e ka kaluar jetën e saj duke i ndihmuar njerëzit të kuptojnë të vërtetat e jetës së kri-
shterë. Ajo i ka fituar të dyja gradat B.A. dhe M.A. në edukimin e krishterë dhe është shuguruar shërbestare në
Asambletë e Perëndisë (Sh.B.A.). Librat dhe materialet e saj pasqyrojnë përvojën e mbi 40 viteve shërbesë
në Peru, në Kubë, në Amerikën Qendrore, në Inditë Perëndimore dhe në Belgjikë. Ajo sjell një dije të thellë
personale e biblike të jetës së re që Perëndia u ka dhënë fëmijëve të Tij.
 Tani ju jeni gati të filloni mësimin 1. Perëndia ju bekoftë ndërsa ju studioni!

Ndihmë shtesë

 Për përdorim me këtë tekst mësimor për studim të pavarur janë të disponueshme materiale të tjera, duke
përfshirë kaseta audio suplementare dhe një Paketë të Instruktorit (për përdorim vetëm të instruktorit). Kon-
sultoni Manualin e ungjillëzimit, të dishepulltarisë dhe të përgatitjes.
Mesimi 1