A mund t'ju bëj një pyetje? Cili mendoni se është Jezusi? Disa njerëz thonë: "Ai ishte një mësues i madh." Të tjerë thonë se
Ai ishte një profet, një filozof, një perëndi perëndimor, ose një njeri i mirë, shembullin e të cilit duhet ta ndjekim.
Jezusi ishte një mësues dhe profet i madh, por Ai ishte më shumë se kaq. Ai ishte më shumë se një filozof ose një
shembull për ne. Jezusi nuk ishte nga perëndimi; kështu që ne nuk mund ta quajmë Atë një perëndi perëndimor.
Jezusi lindi në Lindjen e Mesme pothuaj 2000 vjet më parë. Ai nuk bëri asnjë nga gjërat që bëjnë njerëzit të fam-shëm,
megjithatë jeta e Tij ka ndikuar mbi të gjithë botën. Ai nuk ndërtoi monumente. Ai nuk udhëhoqi ndonjë ushtri. Në të vërtetë
Ai kurrë nuk udhëtoi larg shtëpisë së Tij. Por megjithëse Ai jetoi kaq kohë më parë, e vërteta e çuditshme është se miliona
njerëz sot shpallin se e njohin Atë personalisht. Ata thonë se Ai e ka ndryshuar jetën e tyre dhe se ata do të vdisnin për
çështjen e Tij. Kush është Ai?
Mateu 16:13-19 Pastaj Jezusi, mbasi arriti në krahinën e Cezaresë së Filipit, i pyeti dishepujt e vet: “Kush thonë njerëzit se
jam unë, i Biri i njeriut?”. Dhe ata thanë: “Disa Gjon Pagëzori, të tjerë Elia, të tjerë Jeremia, ose një nga profetët”. Ai u tha
atyre: “Po ju, kush thoni se jam unë?”. Dhe Simon Pjetri duke u përgjigjur tha: “Ti je Krishti, Biri i Perëndisë të gjallë”. Dhe
Jezusi duke përgjigjur u tha: “I lumur je ti, o Simon, bir i Jonas, sepse këtë nuk ta zbuloi as mishi as gjaku, por Ati im që
është në qiej. Dhe unë po të them gjithashtu se ti je Pjetri, dhe mbi këtë shkëmb unë do të ndërtoj kishën time dhe dyert e
ferrit nuk do ta mundin atë. Dhe unë do të të jap çelësat e mbretërisë së qiejve; gjithçka që të kesh lidhur mbi tokë, do të
jetë lidhur në qiej, dhe gjithçka që të kesh zgjidhur mbi tokë, do të jetë zgjidhur në qiej”.
Isaia 7:14 (VRN). "Për këtë arsye Zoti vetë do t'ju japë një shenjë: Virgjëresha do të jetë me një fëmijë dhe do të lindë një
bir, dhe ajo ta quajë atë Emanuel."
Isaia 9:6. Një fëmijë na lindi neve! Një bir na është dhënë neve! Dhe ai do të jetë sundimtari ynë. Ai do të quhet "Këshilltari
i Mrekullueshëm," "Perëndia i Fuqishëm," "Ati i Amëshuar," "Princi i Paqes."
Jezusi, Biri i Perëndisë
Jezusi ishte me Perëndinë, duke punuar me Të, në krijimin e botës. Gjoni e quan Jezusin Fjala dhe e fillon ungjillin e tij
duke na thënë:
Gjoni 1:1-3. Para se të krijohej bota, Fjala ekzistonte tashmë; ai ishte me Perëndinë, dhe ai ishte i njëjtë me Perëndinë. Që
nga vetë fillimi, Fjala ishte me Perëndi-në. Nëpërmjet tij Perëndia bëri të gjitha gjërat; as edhe një gjë e vetme në të gjithë
krijimin nuk u bë pa të.
Jezusi foli për unisonin e Tij me Atin si të qënit një, ose si të qënit në Atin e Tij ose Ati i Tij në Të.
Gjoni 17:21-23. "O At! Le të jenë ata në ne, ashtu siç je ti në mua dhe unë jam në ty. Le të jenë ata një... ashtu si ti dhe unë
jemi një: unë në ta dhe ti në mua."
Jezusi shpall Perëndinë si Atin e Tij
Jezusi e dinte se Perëndia ishte Ati i Tij dhe ua bëri të ditur të tjerëve këtë. Ai foli vazhdimisht për Perëndinë si Ati i Tij
(madje që nga koha që Ai ishte dymbëdhjetë vjeç). Ai iu drejtua Perëndisë si Ati i Tij në lutjet e Tij.
Jezusi u tha njerëzve se Perëndia e dërgoi Atë për t'u dhënë jetë të përjetshme atyre që besonin në Të. Ai tha:
Gjoni 3:16. Sepse Perëndia e deshi botën kaq shumë sa që dha Birin e tij të vetëm, në mënyrë që çdo njeri që beson në të të
ketë jetë të amëshuar.
Jezusi e nderoi Atin e Tij duke bërë atë që Perëndia e kishte dërguar Atë të bënte. Ai u mësoi njerëzve se sa i
mrekullueshëm është Perëndia. Ai u bëri të ditur atyre se mësimet dhe mrekullitë e Tij të mahnitshme ishin të gjitha nga Ati i
Tij.
Gjoni 8:28-29. "Unë nuk bëj asgjë me autoritetin tim vetjak, por unë them vetëm atë që Ati më ka udhëzuar të them. Dhe ai
që më dërgoi mua është me mua; ai nuk më ka lënë vetëm, sepse unë bëj gjithmonë atë që e kënaq atë."
Shenjat e mbinatyrshme. Perëndia përdori shumë she-nja për të dëshmuar për Birin e Tij. Një yll i udhëhoqi burrat e urtë
për tek foshnja Jezus. Në tre raste njerëzit e dëgjuan Perëndinë të fliste nga qielli duke e nderuar Jezusin. Kur Jezusi filloi
zyrtarisht punën e Tij, Perëndia tha: Mateu 3:17. "Ky është Biri im i dashur, me të cilin unë jam i kënaqur."
Një herë tjetër, Perëndia u dha pasuesve të Jezusit një rreze të lavdisë së Birit të Tij. Jezusi u shndërrua para tyre
Jezusi, Biri iPerëndisë dhe fytyra e Tij u bë e nditshme si deilli. Perëndia foli nga qielli përsëri.
Mateu 17:5. "Ky është Biri im i dashur, me të cilin unë jam i kënaqur - dëgjojeni atë!"
Zëri i Perëndisë u dëgjua në një rast të tretë. Kjo ndodhi kur Jezusi po fliste për vdekjen e Tij.
Gjoni 12:28. "O At, silli lavdi emrit tënd" [tha Jezu-si]. Pastaj një zë foli nga qielli, "Unë i kam sjellë lavdi atij, dhe unë do ta
bëj këtë përsëri."
Të gjitha mrekullitë e Jezusit gjatë jetës së Tij në tokë ishin dëshmi e Perëndisë se Ai ishte ai që Ai tha se ishte - Biri i
Perëndisë. Kur Jezusi vdiq, Perëndia dha gjithashtu shumë shenja. Toka u tund. Errësira mbuloi diellin. Velloja në tempull, e
cila varej si një barrierë përballë vendit të shenjtë, u shqye më dysh.
Tri ditë më pas Perëndia e nderoi Birin e Tij duke e ngritur Atë nga të vdekurit.
Ata që pasuan Jezusin kur Ai ishte në tokë e bënë këtë sepse besuan në Të. Ata e njohën se Ai ishte ai që Ai tha
Jezusi, Biri iPerëndisë se ishte - Biri i Perëndisë. Dhe ata e shprehën hapur besi-min e tyre në Të.
Mateu 16:16. Simon Pjetri u përgjigj, "Ti je Mesia, Biri i Perëndisë së gjallë."
Gjoni 20:28. Thomai iu përgjigj atij, "Zoti im dhe Perëndia im."
Gjoni e shkroi ungjillin e tij për të provuar se Jezusi është Biri i Perëndisë, në mënyrë që ne të besonim në Të dhe të kishin
jetë të amëshuar. Në letrat e tij, Gjoni përsë-rit mesazhin e Perëndisë se e vetmja rrugë për ta pasur këtë jetë është në Birin e
Tij.
Gjoni 20:31. Por këto janë shkruar me qëllim që ju të besoni se Jezusi është Mesia, Biri i Perëndisë, dhe se nëpërmjet
besimit tuaj në të, ju të keni jetë.
1 e Gjonit 5:11-12. Perëndia na ka dhënë jetë të amëshuar dhe kjo jetë e ka burimin e saj në Birin e tij. Cilido që ka Birin, e
ka këtë jetë; cilido që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetë.
Ndërsa ne ishim akoma mëkatarë, Biri i Perëndisë na zgjodhi për të qenë pasuesit e Tij. Ai e pa fajin tonë dhe mori dënimin
e vdekjes në vendin tonë. Ai pa forcën tonë. Ai i pranon të gjithë ata që vijnë tek Ai dhe i çliron ata nga fuqia e mëkatit.
Efesianëve 1:4-5. Madje edhe para se të bëhej bota, Perëndia na kishte zgjedhur tashmë për të qenë të tijtë nëpërmjet
unisonit tonë me Krishtin, në mënyrë që të ishim të shenjtë dhe pa të metë para tij. Për shkak të dashurisë së tij, Perëndia
kishte vendosur tashmë që nëpërmjet Jezus Krishtit ai të na bënte bijtë e tij - kjo ishte kënaqësia dhe qëllimi i tij.
Gjoni 1:12. Disa, megjithatë, e njohën atë dhe besuan në të; kështu që ai u dha atyre të drejtën për t'u bërë fëmijë të
Perëndisë.
Jezusi dëshiron që ne të jemi me Të sepse Ai na do dhe e di se jeta, lumturia dhe e ardhmja jonë varen nga bashkimi ynë me
Të. Ai na jep jetë të re për trupin, frymën dhe shpirtin. Në Të ne gjejmë lumturi reale, përmbushje dhe fuqinë e Tij për të
kapërcyer të keqen. Të gjithë ata që ecin me Të përditë, tani do të jetojnë me Të përgjithmonë në qiell. Jezusi tha:
Pali e përshkruan bashkimin tonë me Krishtin si të qënit pjesëtarë të trupit të Tij. Jezusi është Koka. Kisha e Tij është trupi i
Tij. Të gjitha të drejtat dhe privilegjet e Birit të pamëkat të Perëndisë, të gjitha pasuritë e Tij në lavdi, e gjithë dashuria dhe
shoqëria midis Birit dhe Atit të Tij bëhen po ashtu tonat si pjesëtarë të trupit të Tij!
Jezusi, Biri iPerëndisë
Kolosianëve 1:17-18. Krishti ekzistoi para të gjitha gjërave, dhe në bashkim me të, të gjitha gjërat kanë vendin e tyre të
duhur. Ai është koka e këtij trupi, kishës; ai është burimi i jetës së trupit. Ai është i parë-linduri, i cili u ngrit nga vdekja, me
qëllim që vetëm ai të kishte vendin e parë në të gjitha gjërat.
Kolosianëve 1:27-28. Krishti është në ju, gjë që do të thotë se ju do të ndani në lavdinë e Perëndisë. Kështu ne ia
predikojmë Krishtin çdo njeriu... me qëllim që ta sjellim çdo njeri në praninë e Perëndisë si një individ i pjekur në bashkim
me Krishtin.
Gjoni 3:35-36. Ati e do Birin e tij dhe ka vënë çdo gjë në fuqinë e tij. Cilido që beson në Birin, ka jetë të amëshuar; cilido që
nuk i bindet Birit, nuk do të ketë jetë, por do të mbesë nën ndëshkimin e Perëndisë.
Gjoni 10:10. "Unë kam ardhur me qëllim që ju të keni jetë - jetë në të gjithë plotësinë e saj."
Gjoni 14:6. "Unë jam rruga, e vërteta dhe jeta; asnjeri nuk shkon tek Ati veçse nëpërmjet meje."
Bashkimi ynë me Jezusin është kaq i ngushtë, saqë të gjithë ata që besojnë në Të janë në Krishtin dhe Ai është në ne. Ai
është hardhia; ne jemi degët.
Gjoni 15:5. "Unë jam hardhia, dhe ju jeni degët. Cilido që mbetet në mua, dhe unë në Të, do të japë shumë fryt; sepse ju
nuk mund të bëni asgjë pa mua."
Mishërimi i Tij
Mishërim vjen vjen nga dy fjalë që do të thotë në mish. Perëndia erdhi në botë në mish njerëzor. Jezus Krishti, Biri i
Perëndisë, është Perëndia i mishëruar - hyjnisia e veshur me njerzmëri.
Titulli Biri i Njeriut na flet në veçanti për mishërimin e Jezusit dhe misionin e Tij si përfaqësuesi i njerëzimit.
Biri i Njeriut është një titull mesianik nga profecitë e Dhiatës së Vjetër. Në hebraisht ai është Ben Adham. Ky mund të
përkthehet Biri i Adamit, Biri i Njeriut, ose Biri i Njerëzimit. Ai thekson katër gjëra për Jezusin:
1. Jezusi ishte një njeri real. Trupi i Tij nuk ishte vetëm një maskim në të cilin u shfaq Perëndia. Ai kishte një natyrë
njerëzore reale.
2. Jezusi, Biri i Adamit, është fara e gruas premtuar Adamit dhe Evës - pasardhësi i tyre, i cili do ta mposhte Satanin.
3. Jezusi, Biri i Adamit, i përket të gjithë racës njerëzore. Ai është Mesia për të gjithë njerëzimin, jo vetëm për një
komb, racë ose vend.
4. Jezusi erdhi në tokë me një mision që Ai mund ta kryente vetëm si një përfaqësues i vërtetë i racës njerëzore.
Hebrejve 2:17-18. Atij iu desh të bëhej si vëllezërit e tij në çdo drejtim, me qëllim që të ishte Prifti i tyre besnik e i
mëshirshëm në shërbimin e Tij Perëndisë, në mënyrë që të faleshin mëkatet e njerëzve. Dhe tani ai mund t'i ndihmojë ata që
tundohen, sepse ai vetë u tundua dhe vuajti.
Hebrejve 4:14-16. Ne kemi një Prift të Lartë që ka shkuar në praninë e Perëndisë - Jezusin, Birin e Perën-disë. Prifti ynë i
Lartë nuk është ai që nuk mund të ndiejë dhimbsuri për dobësitë tona. Përkundrazi, ne kemi një Prift të Lartë, i cili u tundua
në çdo drejtim si edhe ne, por nuk mëkatoi. Le të jemi pra të guxim-shëm dhe t'i afrohemi fronit të Perëndisë, ku ka hir. Atje
ne do të marrim mëshirë dhe do të gjejmë hir për të na ndihmuar pikërisht kur kemi nevojë për të.
Hebrejve 2:9-11; 13-15. Por ne e shohim Jezusin, i cili për pak kohë u bë më i ulët se engjëjt, në mënyrë që nëpërmjet hirit
të Perëndisë, ai të vdiste për çdo njeri... me qëllim që të sillte shumë bij për të ndarë lavdinë e tij. Sepse Jezusi është ai që i
çon ata në shpëtim. Ai i pastron njerëzit nga mëkatet e tyre dhe si ai, ashtu edhe ata që janë bërë të pastër, kanë të gjithë të
njëjtin At.
Ai thotë gjithashtu, "Ja ku jam me fëmijët që Perëndia më ka dhënë." Përderisa fëmijët... janë njerëz prej mishi e gjaku,
Jezusi vetë u bë si ata dhe ndau natyrën e tyre njerëzore. Ai e bëri këtë në mënyrë që, nëpër-mjet vdekjes së tij, ai të
shkatërronte Djallin, i cili ka fuqinë mbi vdekjen, dhe në këtë mënyrë t'i çlironte ata që ishin skllevër gjithë jetën e tyre për
shkak të frikës së tyre nga vdekja.
1 Timoteut 2:5-6. Sepse ka vetëm një Perëndi dhe ka vetëm një që sjell Perëndinë dhe njerëzimin bashkë, njeriu Jezus
Krisht, i cili e dha veten e tij për të shpen-guar të gjithë njerëzimin.
Galatasve 4:4-5. Perëndia dërgoi Birin e tij të vet. Ai erdhi si biri i një nëne njerëzore dhe jetoi nën Ligjin Çifut për të
shpenguar ata që ishin nën Ligjin, në mënyrë që ne të bëheshim bij të Perëndisë.
1 e Pjetrit 3:18. Sepse Krishti vdiq për mëkatet njëherë e përgjithmonë, një njeri i mirë në emër të mëkatarëve, me qëllim që
t'ju çojë tek Perëndia.